Na ishte njëherë një Mitrovicë...
BASHKË PËR ZYRTARIZIMIN E NDARJES SË MITROVICËS
NA ISHTE NJË HERË NJË MITROVICË...
Me propozim të Grupit Politik-Strategjik, Ekipi Negociator i Kosovës, apo siç po quhet për turp,
Grupi i Unitetit, ka miratuar në parim legalizimin e ndarjes përfundimtare të Mitrovicës. Çështje është se a do të jetë kufiri i Mitrovicës Veriore me Mitrovicën Jugore, edhe kufiri i ardhshëm i Kosovës?
Shkruan: Rexhep KASTRATI
Një prilli, dita e rrenave, që e mbylli një kapitull të mjerë të rrenave, të vetëlavdërimit dhe të mashtrimit, vërtet ia ka hapur rrugën, një realiteti të hidhur, në të cilin çdo ditë po sjell diçka të keqe për Kosovën. Askush tash nuk mund të thotë se nuk do të ketë komuna me bazë etnike; askush nuk mund të thotë se nuk do të ketë rajonalizim të Kosovës mbi baza etnike; askush nuk mund të thotë se nuk do të ketë entitet të veçantë serb në Kosovë. Rrenat dhe mashtrimet e para një prillit të delegacionit të Kosovës që në Vjenë po bisedon për çështjen e decentralizimit, se nuk do të ketë komuna me baza etnike, se nuk do të ketë rajonalizim të Kosovës dhe se do të ketë vetëm reformim të pushtetit lokal, të cilat i kam demaskuar dhe i kam denoncuar me kohë, bile para se të bëheshin të ditura për opinionin e gjerë. Lexuesit e “Trepca.netit”, hapësira e vetme në të cilën mund të shprehesha deri tash, kanë pasur rastin që të lexojnë me kohë paralajmërimet e mia për mashtrimet dhe rrenat e delegacionit të Kosovës për çështje të decentralizimit, duke shprehur shqetësimin se ky delegacion, e bashkë me të edhe Ekipi Negociator po punojnë mbrapa krahëve të Kosovës dhe në kundërshtim me interesat e saj . Atëherë, fatkeqësisht, thuajse isha zëri i vetëm që demaskoja dhe denoncoja gjithë këtë punë të mbrapshtë që po bëhej nga delegacioni i Kosovës. Asnjë ekspert, asnjë politikan dhe asnjë personalitet publik me zë, nuk e prishi terezinë e vet dhe të shprehë shqetësimin dhe kundërshtimin për veprimet e delegacionit të Kosovës për decentralizim, e as të Ekipit Negociator. Vetëm ndonjë lexues i “Trepca.netit”, më dha përkrahje qoftë nëpërmjet e-mail-ave, qoftë edhe me ndonjë shkrim në këtë web-faqe. Gjithë ajo suitë që e quan veten klasë intelektuale, gjithë ato institucione shkencore që i ka Kosova, u treguan shumë të mjera, duke mos e ngritur zërin për të zezën që po i gatuhet Kosovës nga vetë disa shqiptarë që duket se e kanë privatizuar Kosovën dhe territorin e saj, duke qenë shumë më të shpejtë se AKM-ja në privatizimin e ekonomisë së Kosovës. Dhe nuk kam si të mos e kujtoj dallimin që Zhan Pol Sartër i ka bërë intelektualëve dhe teknikëve të dijes praktike, në ligjëratën “Ç’është intelektuali?”, të mbajtur në Japoni, në vitin 1961, të cilin dua të besoj se gjithë këta “intelektualë”, e kanë parasysh dhe nuk kam nevojë ta elaboroj gjatë. Sa për publikun e gjerë, duhet thënë se Sartri, intelektualë i quan ata që vihen kundër të keqes për të mirën e njerëzimit, e si shembull shpjegues i merr zbuluesit e fuzionimit të atomeve, si një zbulim shkencor, e që keqpërdoret për krjimin e bombës atomike. Ai thotë se për të intelektualë janë ata që ngrihen kundër zbulimit të tyre, pra kundër fusionimit të atomeve,. që solli të keqen në Nagasaki dhe Hiroshima, e jo ata që heshtin para kësaj. Të fundit i quajti teknikë të dijes praktike, pasi që si shkencëtarë mund të ishin të pajisur me dije, por pa kurajën e reagimit, të kundërshtimit të së keqes. Dhe e ashtuquajtura inteligjencie shqiptare e Kosovës me heshtjen ndaj të zezave që i janë gatuar dhe që po i gatuhen Kosovës, ka treguar se është teknike e dijes praktike(!!??) e jo edhe inteligjencie. Duket se reagimi i vetëm prej intelektuali ka mbetur vetëm Apeli 215. Dhe kjo e ashtuquajtur inteligjencie, ka heshtur edhe dje kur vriteshin njerëzit për bindjet e tyre publike dhe kombëtare, ka heshtur edhe dje kur kërcënoheshin e vriteshin gazetarë, ka heshtur edhe kur nëpërkëmbeshin vlera kombëtare dhe njerëzore, ashtu siç kanë heshtur edhe kur për mbi një muaj rresht, çdo ditë, zbërtheja hap pas hapi gjithë lojën e mbrapshtë të ndarjes së Kosovës dhe krijimit të një “republika sërbska” në Kosovë. Pra kanë heshtur, kanë heshtur, kanë heshtur. Në vend të kundërvënies ndaj zhvillimeve negative në Kosovë, një pjesë prej këtyre të vetëquajtur intelektualë, ia mbanin ison dhe bënin rolin e avokatit media ndaj dhunës politike, ndaj trysnive që bëheshin mbi atë pjesë të gazetarëve dhe të personaliteteve publike për të mos e denoncuar krimin, për të mos e denoncuar ndryshimin e relievit etnik të Kosovës. Nuk ishte lehtë as për mua, e as për të tjerët që të merrnim rrezikun dhe t’i kundërviheshim gjithë atyre të këqijave që ndodhnin gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Për më së keqi e kishim kur shihnim të ashtuquajturën inteligjencie që jo vetëm se nuk e kryente detyrën e saj, por nëpër koluare të ndryshme, edhe shpreheshin me tone fyese dhe denigruese për ne. Dhe tashmë kur po konturohet përfundimisht rajonalizimi etnik i Kosovës, dhe kur po përgatitet harta për ndarjen e saj eventuale, dhe është shumë e qartë për të gjithë se çfarë do të ndodhë me Kosovën, është një përpjekje e mjerë e disa mjeranëve që derisa anija po mbytet, ata marrin poza duke “u fotografuar” bashkë me anijen. Janë të mjerë gjithë ata që tashmë kur paralajmërimet e mia të shkurt-marsit 2001 nëpërmjet “Botës sot”, për rrezikun që paraqesin dy linjat politike-mafioze në Kosovë: linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste për relievin etnik të Kosovës, dhe implikimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe të jo drejtpërdrejtë në ndarjen përfundimtare të Mitrovicës dhe për zyrtarizimin përfundimtar të enklavave serbe në Kosovë, fatkeqësisht po bëhen realitet, fillojnë të çirren dhe të thonë se ja Mitrovica po ndahet, ja Serbia e arriti fitoren e parë, e kështu me radhë. Tashmë është vonë! Tashmë është vonë! Tashmë është vonë! Është vonë, sepse nuk mund të parandalohet asgjë. Është kështu, sepse kur mund të parandalohej më e keqja, dy linjat politiko-mafioze, secila në mënyrën e vet, punonin ditë e natë për të ndodhë ndarja, për të ndodhë e keqja, kurse linja institucionaliste në krye me dr. Ibrahim Rugovën, nën trysnitë ndryshme, nën shantazhe dhe kërcënime, u mbush me rekrutë të dy linjave të tjera politiko-mafioze, duke e prurë në pozitën në të cilën është sot: të bëhet bisht i dy linjave të tjera politike, dhe duke e bërë veten bashkëpërgjegjëse për ndarjen përfundimtare të Mitrovicës. Por a është ndarja e Mitrovicës, e keqja më madhe që mund t’i ndodhë Kosovës? Natyrisht se jo. Mitrovica është vetëm hyrje në fundin e keq të procesit politik të Kosovës. Mbetet të shihet se pas vizatimit të kufijve të brendshëm të Kosovës, a do të jetë kufiri i ardhshëm i Kosovës në kufirin ndërmjet Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore? Ajo që mund të thuhet qysh tash, është se do të kemi komuna, në të cilat shqiptarët ose do të largohen për fare nga vendbanimet e tyre, ose do të kenë nevojë për trupa paqeruajtëse ndërkombëtare për t’u ruajtur nga veprimet kriminale, nga provokimet dhe nga trysnitë e ndryshme që do t’u bëhen nga elementë kriminalë, nga provokatorë dhe nga elemente tjera destruktive të nxitur hapur apo në mënyra të tjera nga Beogradi. Nuk është me rëndësi pastaj se Kosova a do të quhet shtet i pavarur, gjysmë i pavarur, me më shumë se autonomi e me më pak se pavarësi, me pavarësi të kontrolluar, me pavarësi të kushtëzuar, me pavarësi të mbikëqyrur, me pavarësi të shoqëruar, me pavarësi virtuale etj. Asnjëra prej tyre nuk do të jenë ambalazh që do të arrijë ta mbështjellë gjithë atë të keqe që do ta pësojë Kosova. Pra, ndarja e Mitrovicës, është vetëm pjesë e procesit që ka filluar qysh me shfaqjen e maskave të para në Kosovë, me bartjen e popullatës nga një vendbanim në tjetrin dhe me deklaratën e Momçillo Trajkoviqit pas takimit që ka pasur më 1999 me Hashim Thaçin dhe Bernar Kushnerit, se ne kemi kërkuar kantonizimin e Kosovës, e që ka vazhduar me takimet e shpeshta të Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin, e që po përmbyllet po me planin e Bajram Rexhepit për ndarjen zyrtare të Mitrovicës. Ndërmjet këtyre, kemi një deklaratë të zëdhënëses së atëhershme të Bajram Rexhepit kryeministër, znj. Mimoza Kusari, sipas së cilës është arritur një marrëveshje për bashkimin e veriut të Mitrovicës me komunën e Zveçanit. Edhe pse të gjitha këto dhe zhvillime të tjera i kam denoncuar qysh në fejtonin “Pse po ndodh Mitrovica?” të botuar në “Bota sot” këtu e 5 vjet më parë, por edhe më përpara dhe më vonë, edhe pasi jam larguar nga “Bota sot”, heshtja e asaj që e quan veten inteligjencie e Kosovës, si dhe e institucioneve të larta shkencore të Kosovës, nuk është shprishur për asnjë çast. Tashmë kur sheshit po shihen të këqijat, askush nuk mund të thotë se nuk e ka ditur që më parë, ose që nuk kanë qenë të paralajmëruar që më parë...
NA ISHTE NJË HERË NJË MITROVICË...
Me propozim të Grupit Politik-Strategjik, Ekipi Negociator i Kosovës, apo siç po quhet për turp,
Grupi i Unitetit, ka miratuar në parim legalizimin e ndarjes përfundimtare të Mitrovicës. Çështje është se a do të jetë kufiri i Mitrovicës Veriore me Mitrovicën Jugore, edhe kufiri i ardhshëm i Kosovës?Shkruan: Rexhep KASTRATI

0 Comments:
Posto një koment
<< Home